Komisioni për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, si rezutat i zhvillimeve të fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në seancën e fundit ka miratuar njëzëri një deklaratë me të cilën dënohen aktet e dhunës dhe thirrjet e dhunës ndaj bullgarëve në RMV, organizatave dhe klubeve të tyre, ndërsa posaçërisht krimin e rënd ndaj bullgarit Hristijan Pendikov, transmeton Portalb.mk.
Në deklaratë thuhet se, nevojitet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve dekomratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës.
“Bullgaria dënon “deklaratat e rrejshme dhe manipuluese për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike të RMV-së dhe i pranon si mbljellje e qëllimshme e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. “Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve bullgarë dhe qytetarëve me vetëdije bullgare – vetëdija në RMV duhet të garantohet edhe përmes përdorimit të plotë të instrumenteve të përcaktuara në kornizën negociuse të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe me vendimin e Kuvendit Popullor të 14-të dhe të shtatë të 25 qershorit 2022”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, thirren të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut, që në frymën e vlerave dhe lirive evropiane, të përmbahen nga vendimet dhe veprimet të cilat do t’i prishin seriozisht raportet mes dy vendeve dhe mes qytetarëve të tyre.
Deklarata e miratuar njëzëri, duhet të vendosohet për votim në sallën plenare.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.