Me fjalimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski filloi Konferenca vjetore “Viti i mundësive të reja”, e cila do të zgjasë dy ditë.
Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij do të jep vështrim të temave më të rëndësishme që kanë qenë në fokus në periudhën e kaluar, si dhe për planet e Qeverisë që kanë qëllim të sigurojnë standard më të mirë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e dhe në kushte të krizës më e madhe ekonomike dhe energjetike në botë.
Në Konferencë do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Në kuadër të Konferencës për dy ditët janë paraparë gjithsej 8 panele me tema të ndryshme.
Qëllimi i Konferencës është që, përmes diskutimit, në fillim të bëhet një vështrim i asaj që është bërë në vitin 2022, si dhe të jepen drejtime dhe vizione për vitin 2023.
Në Panelin e parë “Integrimet në BE dhe proceset reformuese” do të diskutohet për procesin eurointegrues, skriningun, fondet evropiane, reformat në shoqëri si dhe sundimi i ligjit dhe vlerat evropiane.
Në Panelin e dytë “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetesës dhe zhvillim të kulturës në kushte të krizës” do të diskutohet për investimet kapitale infrastrukturore, por edhe për arritjet dhe planet, i dhe investimet e realizuara të planifikuara kapitale në arsim, kulturë dhe ambient jetësor.
Në Panelin e tretë “Investime dhe rritje ekonomike në kushte krize”, do të diskutohet për kushtet dhe mundësitë që do të mundësojnë investime të huaja shtesë dhe vendore të drejtpërdrejta, do të sigurojnë vende të reja pune, një standard më të lartë, por edhe udhëzimet e përgjithshme për rritjen ekonomike në kushte të krizës.
Në Panelin e katërt “Politika sociale dhe shëndetësore në kohë të krizës”, do të diskutohen efektet e masave kundër krizës, vendosja e metodologjive të reja për rritjen e pagës minimale dhe mesatare, si dhe metodologjia e re për rritjen e pensioneve dhe politikat shëndetësore në vitin e kaluar dhe të ardhshëm.
Gjatë ditës së dytë të konferencës do të mbahen gjithashtu katër panele.
Konferenca fillon me Panelin e titulluar “Maqedonia e Veriut si qendra energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi”, në të cilin do të diskutohet për sfidat energjetike, transformimin energjetik të vendit dhe potencialet e ekonomisë së gjelbër.
Në Panelin e dytë “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfidat dhe mundësitë për sigurimin e bashkëpunimit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, do të diskutohet për rëndësinë e kryesimit tanë me OSBE-në, përfitimet nga anëtarësimi në NATO, si dhe aspektet e tjera nga politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.
Në Panelin e tretë „Politika fiskale, monetare dhe tatimore në kohë krize” do të bisedohet për sfidat dhe mundësitë për zbatimin e politikave fiskale, monetare dhe tatimore që do të sigurojnë stabilitet, siguri dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm ekonomik.
Në Panelin e katërt, paneli përfundimtar me të cilin do të rrumbullakohet konferenca, titullohet “Zhvillim i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitimet nga sistemi i ri për subvencionimin e bujqësisë”. Do të diskutohen mundësitë për zhvillimin e bujqësisë përmes sistemit të ri të subvencioneve, mundësitë për zhvillim të balancuar rajonal përmes mbështetjes së vetëqeverisjes lokale, si dhe roli i diasporës në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Krahas Kryeministrit Kovaçevski, në panelet që do të mbahen të dy ditët, do të marrin pjesë anëtarët e Qeverisë, drejtorët e drejtorive shtetërore dhe agjencive, shoqëri aksionare shtetërore, oda ekonomike, ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera të rëndësishme në shtet.