BotaLajme

Përhapja e lisë së majmunëve, OBSH paralajmëron rrezik real

Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në vendet jo-endemike është real, paralajmëroi OBSH të mërkurën, me më shumë se 1000 raste të konfirmuara tani në vende të tilla.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia shëndetësore e OKB-së nuk po rekomandonte vaksinimin masiv kundër virusit dhe shtoi se deri më tani nuk ishte raportuar asnjë vdekje nga rastet e shënuara.

“Rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në vendet jo-endemike është real”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, ënjtje të nyjeve limfatike dhe skuqje të ngjashme me linë e dhenve.

Një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik konsiderohet një shpërthim.

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e Majmunëve. Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve janë dërguar në Holandë./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button