BotaLajme

Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë në vend

Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që pas zgjedhejve të ardhshme të kthejë demokracinë në vend, në rast se do të fitojë. Një aleancë prej gjashtë partishë opozitare të spektrit nga e majta deri tek e e djathta prezantoi në Ankara një program të përbashkët elektoral. Në Turqi zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të zhvillohen më 14 maj, transmeton DW.

Ndër gjashtë partitë e kësaj aleance ndër të tjera bëjnë pjesë partia më e madhe në opozitë, socialdemokratja CHP dhe ajo nacional-konservatore Partia Iyi. Vëzhguesit parashikojnë, që kandidati i përbashkët për president do të jetë nga radhët e partisë socialdemokrate CHP. Ndër tre kandidatë më 13 shkurt shkurt do të vendoset, se cili prej tyre do të jetë kandidati i përbashkët i opozitës për t’u përballur në zgjedhje me Erdoganin. Si kandidati me më shumë shanse konsiderohet kryetari i CHP Kemal Kilicdaroglu. Ndonëse shanse të mira deri vonë për një garë të tillë janë parashikuar edhe për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu. Ndërkohë që partia pro-kurde HDP, forca e tretë në parlament, nuk është pjesë e aleancës elektorale të opozitës.

Më shumë ndarje pushtetesh

Aleanca opozitare synon një ndarje më strikte të pushteteve duke forcuar parlamentin dhe pavarësinë e drejtësisë. Kryeministri duhet të zgjidhet nga parlamenti. Mandati i presidentit duhet të kufizohet në shtatë vjet, e po ashtu ai nuk duhet t’i përkasë më asnjë partie.

Presidenti aktual i Turqisë Erdogan, i cili është edhe kryetar i partisë islamiste-konservatore AKP në pushtet, ka qenë kryeministër nga viti 2003 deri më 2014, përpara se të zgjidhej dy herë president. Përmes një ndryshimi në kushtetutë ai e ka zgjatur dukshëm mandatin e presidentit. Opozita në të ardhmen do të aplikojë shumicën e dy të tretave në parlament për ndryshimet kushtetutese.

Opozita do t’i kufizojë kompetencat e presidentit si dhe do të heqë dekretet presidenciale, përmes të cilave Erdogan ka shkarkuar nëpunës të lartë shtetërorë si shefin e Bankës Qendrore. Edhe mundësia e vetos së presidentit ndaj ligjeve synohet të kufizohet. Procedurat për ndalimin e partive politike duhet t’i kalojnë parlamentit. Synohet gjithashtu edhe forcimi i lirisë së shtypit.

Kufizimi i inflacionit

Aleanca opozitare deklaroi gjithashtu, që do të luftojë inflacionin, i cili aktualisht është 60 përqind. Sa i përket politikës së jashtme kjo aleancë shprehet për antarësimin në BE duke theksuar edhe rolin e Turqisë si anëtare në NATO si dhe është për vazhdimin e dialogut me Rusinë.

Show More

Related Articles

Back to top button