Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë e të shtënave më armë zjarri 10 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në Lakeland të Floridas, ku për pasojë dhe 8 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Policia ka deklaruar se të shtënat ishin në shënjestër dhe jo të rastësishme.
“Mjeti ngadalësoi dhe u hapën xhamat. Ishin katër persona që gjuanin në automjet. Ata filluan të qëllojnë nga të katër xhamat e automjetit dhe të qëllojnë meshkuj nga të dyja anët.”, tha policia.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. /euronews