BotaLajme

PAPA FRANÇESKU: LARG DUART NGA AFRIKA, SHFRYTËZIMI I SAJ ËSHTË NJË DRAMË!

Larg duart nga Republika Demokratike e Kongos, duart larg Afrikës! Ndaloni së mbytur Afrikën: nuk është një minierë për t’u shfrytëzuar apo një tokë për t’u plaçkitur, është apeli i fortë i papa Françeskut nga Kinshasa.

 “Është tragjike që këto vende, dhe në përgjithësi kontinenti afrikan, vuajnë ende forma të ndryshme shfrytëzimi. Pas atij politik, në fakt, është lëshuar një ‘kolonializëm ekonomik’, po aq skllavërues”, shtoi ai.

 ”Kështu ky vend, kryesisht i plaçkitur, është në pamundësi për të përfituar mjaftueshëm nga burimet e saj të pafundme: ka ardhur në paradoks që frytet e tokës e bëjnë atë ‘të huaj’ për banorët e saj. Helmi i lakmisë e ka bërë gjakun e tij diamant”, theksoi ai.

 ”Shfrytëzimi i Afrikës është një dramë për të cilën bota ekonomikisht më e përparuar shpesh mbyll sytë, veshët dhe gojën. Por ky vend është ky kontinent e meriton të respektohet dhe të dëgjohet”, theksoi papa Françesku.

 ”Afrika, buzëqeshja dhe shpresa e botës, meriton më shumë. Ajo duhet të ketë më shumë peshë dhe përfaqësim mes Kombeve!”, shtoi Papa.

Show More

Related Articles

Back to top button