BotaLajme

“Një përqafim” për oqeanin/ Mijëra vetë formojnë zinxhirin njerëzor në Copacabana

Mijëra vetë u mblodhën në plazhin e famshëm të Brazilit, Copacabana për t`i dhënë një “përqafim oqeanit”, duke krijuar një zinxhir njerëzor simbolik 4 kilometra të gjatë. Qëllimi i nismës ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së oqeaneve.

Pas përqafimit të madh, pjesëmarrësit armatosen me doreza e thasë plastikë për të pastruar plazhin nga mbeturinat. Eventi i organizuar nga Intituti Route Brazil, është pjesë e projektit  ‘Aquele Abraço’ , që bashkon njerëz nga të gjithë grupmoshat, të cilët ndihen të “frymëzuar” për të ndihmuar e për të bërë diçka të mirë.

 “Për mua, rëndësia e këtij eventi është pikërisht kjo i bën njerëzit bashkë, i shtyn të përjetojnë një eksperiencë që mund të transformojë shoqërinë, të jenë të bashkuar për një qëllim”, tha ambientalistja, Elisa Colombo.

“Kthehem vazhdimisht këtu që të jem në kontakt me natyrën, dhe që të jap dhe unë atë ndihmesën time sado të vogël për të mbrojtur oqeanet tona, për të pasur pak më shumë ndërgjegjësim për ambientin që na rrethon dhe për të qenë së bashku në këtë veprim kaq të bukur”, tha gazetari, Jeny Martins./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button