Loja e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një krizë ushqimore botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend: Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa, sipas mediave të huaja.
Gjashtë portet janë të rëndësishme, pasi ato garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve kontejner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.
Bllokada e këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, nga bombat por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi, nuk ka gjasa të zëvendësohet me rrugë të tjera, si linjat hekurudhore ose transporti rrugor.
Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së.