BotaLajme

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së parashikon numrin e viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi: Mund të shkojë deri në 10 mijë persona

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore në orët e para të mengjesit të kësaj të hëne mund të arrijë deri në 10,000 persona, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), shkruan CNN.

Sipas vlerësimeve të saj, USGS tha se ka një shans 47% që numri i viktimave të arrijë midis 1,000 dhe 10,000 njerëz, ndërsa ka një shans 27% që të arrijë midis 100 dhe 1,000 dhe një shans 20% që të arrijë midis 10,000 dhe 100,000.

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të rënda dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.

“Pritet të rritet numri i viktimave dhe dëmëve,” tha USGS në raport.

Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë, të cilat mund të arrijnë deri në 2% të PBB-së së Turqisë.

Deri më tani, më shumë se 500 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 3,000 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve dhe mediave shtetërore.

Show More

Related Articles

Back to top button