BotaLajme

Stuhi dhe reshje të dendura bore në Stamboll, asnjë fluturim deri në mbrëmje. Gazetarja e News24 tregon se si u përjetua tërmeti

Gazetarja Marsela Karapanço në një lidhje live për News24 nga Stambolli pohoi se situatës së rëndë që po kalon Turqia për shkak të tërmetit, kushtet meteorologjike vështirësojnë akoma më shumë situatën. Karapanço raportoi se fluturimet në aeroportin e Stambollit janë pezulluar të gjitha, për shkak të stuhisë së erës dhe reshjeve të dëborës.

Ajo pohoi mes të tjerash se tërmeti ishte aq i fuqishëm sa u ndje dhe në aeroportin e Stambollit duke shkaktuar kaos te udhëtarët.

Kujtojmë se deri më tani raportohet për 912 viktima nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ndërsa numri i tyre mund të rritet nga momenti në moment.

Show More

Related Articles

Back to top button