BotaLajme

Tërmeti, 2 nxënës nga Maqedonia janë lënduar

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Ankara dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, po ndjek nga afër situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit të fuqishëm dhe raporton vazhdimisht për situatën në zonat e rrezikuara. Përfaqësitë e MPJ-së pasi u informuan, kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e goditur nga tërmeti. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe një mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Turqi përmes programit “Erasmus Plus”.

Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: një student ka lëndime më të rënda, frakturë që aktualisht është në kujdes nga personeli mjekësor, duke u rikuperuar, ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për shtetas të tjerë tanë që janë në rrezik, apo që kanë nevojë për ndihmë, por përfaqësitë e Maqedonisë mbeten në komunikim të vazhdueshëm si me institucionet kompetente të Turqisë. Në rajonin e goditur është dërguar një diplomat nga Ambasada e Maqedonisë në Ankara për të ndihmuar në evakuimin e studentëve nga qyteti Kahraman Marash, si dhe për të siguruar informacione direkt nga terreni, në zonat më të goditura. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button