BotaLajme

Turqi: Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet

Policia turke ka njoftuar se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë.

Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke mbytyr mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke lënduar mijëra të tjerë.

Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta.

Show More

Related Articles

Back to top button