BotaLajme

Erdogan: Shtatë ditë zi kombëtare për viktimat e tërmetit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se do të shpallë shtatë ditë zi kombëtare pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën disa provinca jugore të vendit.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt, janë shpallur shtatë ditë zi kombëtare. Flamuri ynë do të qëndrojë në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të së dielës së 12 shkurtit në të gjithë vendin tonë dhe përfaqësitë e huaja”, njoftoi presidenti Erdogan.

Tërmeti i fuqishëm ka prekur rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Sanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Show More

Related Articles

Back to top button