BotaLajme

Ekipi shqiptar i shpëtimit bën mrekullinë, nxjerr të gjallë nga gërmadhat 4-vjeçaren në Turqi

Turqi- Forcat e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, të cilat kanë arritur në Turqi ditën e sotme, duket se kanë bërë mrekullinë. Ata kanë nxjerrë nga gërmadhat një vajzë 4-vjeçe.

Mjekja Aroxhena Mara, Shefi i Shtabit të FA, Arben Kingji dhe mjeku Ekton Reso kanë treguar se puna e tyre është shumë e vështirë, por që po mundohen të japin më të mirën.

Ata kanë qenë në detyrë edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, por sipas tyre çdo operacion është krejtësisht i ndryshëm.

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan ulërimat e saj. E shpëtuam pas 31 orësh”, tregojnë ata.Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e forcave turke e nxorrëm nga rrënojat”, kanë rrëfyer mes të tjerash.

Show More

Related Articles

Back to top button