Teksa shumë ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në Turqi pas tërmetit tragjik të së hënës, në Siri dhënia e ndihmës është shumë më e vështirë.
Këshilltarja e lartë e UNICEF Melinda Young thotë se dërgimi i ndihmave në veri të Sirisë është shumë i vështirë. Sipas saj, rrugët e dëmtuara kryesisht në pikën kryesore kufitare e vështirësojnë dërgimin e ndihmave nga Turqia për organizatat që punojnë në Siri.
Young shton po ashtu se shumë sisteme të ujit janë dëmtuar rëndë dhe se furnizimi tashmë duhet të kryhet me kamionë derisa të riparohen sistemet. Situatë kjo që sipas këshilltares, mund të zgjasë të paktën 6 muaj.
Ajo thekson se fëmijët janë ata që po vuajnë më së shumti atje, nisur që nga shpërthimi i kolerës Shtatorin e kaluar, kolapsi ekonomik i vendit, mungesa e ujit dhe tashmë tërmeti./tvklan.al