BotaLajme

Hill: Asociacioni mund të formohet deri në verë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill, ka folur për afatet për formimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane. Hill në intervistën për televizionin K1 ka thënë se afatet e përmendura nëpër media janë të arsyeshme dhe reale dhe se Asociacioni mund të formohet deri në verë ndërkohë propozimi franko-gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit. Hill ka thënë se Amerika është absolutisht e përkushtuar për zbatimin e plotë të të gjithë marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord përfshirë edhe Asociacionin. Diplomati amerikan theksoi se SHBA absolutisht mbështet atë që kanë bërë evropianët, veçanërisht propozimin franko-gjerman. Hill thekson se është e rëndësishme që gjërat të qetësohen, të mos krijohen tensione. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button