BotaLajme

Shkon rreth 12 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Më shumë se 11,700 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri në vendin e tij është rritur në 9,057.

Ministri i shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Helmetat e Bardha, një grup që orkestron operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë regjistruar 1,400 vdekje. /Zëri

Show More

Related Articles

Back to top button