BotaLajme

Shpërthen në mënyrë të kontrolluar një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Britani të Madhe

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në Great Yarmouth, Britani të Madhe, pavarësisht ditëve të kaluara për ta çaktivizuar atë.

Përdoruesit e mediave sociale thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë ndërsa disa ndërtesa kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Momentin e shpërthimit e ka regjistruar me dron policia britanike, e cila ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Bomba, rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg, u zbulua në Southtown Road nga një kontraktor që po punonte në ndërtimin e një ure të re mbi lumin Yare.

“Shumica e rrugëve janë rihapur në ato vende. Rruga e Southtown mbetet e mbyllur ndërkohë që janë kryer kontrollet e nevojshme të dëmeve”, njoftoi policia.

Puna për çaktivizimin e bombës, e cila ndodhej pranë dy tubacioneve të gazit, ka vazhduar që nga e marta. 

Show More

Related Articles

Back to top button