BotaLajme

Mrekullitë nën rrënoja, 42 personat që u shpëtuan 7 ditë pas tërmetit

Tërmeti me magnitudë 7.8 të më datë 6 shkurt ka shkaktuar mbi 34 mijë viktima në Turqi dhe Siri, si dhe dëme të pallogaritshme. Më shumë se 1 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti, ndërsa ekipet e shpëtimit nga disa vende që kanë nxituar në Turqi, përfshirë vendin tonë po garojnë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit nga rrënojat.

Sipas informacioneve të Agjencisë Turke Anadolu, të paktën 42 persona u shpëtuan nga rrënojat pas 141 dhe 170 orësh pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë në Turqi, të cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tërmetit vijon e pandërprerë.

Dita e 7-të nga tërmeti në Turqi

Një baba dhe vajza e tij 4-vjeçare u shpëtuan

Duke kërkuar për të mbijetuar në një ndërtesë të dëmtuar në lagjen Antioch të Hatay, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat sirianin Adnan Ahmad Amir dhe vajzën e tij 4-vjeçare, Emira Amir, në orën 141 pas tërmetit vdekjeprurës .

Një 13-vjeçare u shpëtua e gjallë pas 145 orësh

Një vajzë 13-vjeçare u shpëtua pas 145 orësh si rezultat i përpjekjeve të Zjarrfikësve të Komunës Eldivan dhe Zjarrfikësve të Bashkisë Yaprakli në rrënojat e apartamentit Nur në qytetin Antiyaman.

Një vajzë gjendet e gjallë në rrënoja në Gaziantep

AFAD, UMKE dhe njësitë e policisë dhe xhandarmërisë që kanë kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesës 6-katëshe në lagjen Fatih Sultan të Gaziantepit shpëtuan një vajzë të plagosur pas 146 orësh, cila kishte shkuar për të vizituar shtëpinë e tezes së saj.

Ai mbijetoi për 149 orë në rrënoja

Si rezultat i punës së mbështetur nga ekipe të ndryshme kërkim-shpëtimi, si dhe personel ushtarak dhe ekipe nga Rumania, në rrënojat e ndërtesës 6-katëshe në Hatay, 35-vjeçari Mustafa Sarıgül arriti të mbijetonte dhe pse qëndroi 145 orë nën rrënoja.

Një vajzë e vogël u shpëtua 150 orë pas tërmetit

Siç raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu, ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca shpërndau në llogarinë e tij në rrjetet sociale pamjet e vajzës së shpëtuar nga ekipet nga rrënojat e një ndërtese pranë Hatajit pas 150 orësh, një nga provincat më të goditura nga tërmeti.

Nënë e bir shpëtohen në Hatay

Në Hatay, ekipet e kërkim-shpëtimit shpëtuan një nënë dhe djalin e saj të vogël nga rrënojat 150 orë pas tërmetit vdekjeprurës.

Sipas deklaratës së komunës Pendik, ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Komunës Pendik (PEAK) dëgjuan një zhurmë që vinte nga rrënojat përballë një shkolle në Hatay, raporton abcnews.al

Sirianin shpëtohet 151 orë pas tëmetit

Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin pas 151 orësh shtetasin sirian Abdullah Elali, një 25-vjeçar.

Një 29-vjeçare gjithashtu është shpëtuar në Hatay

Si rezultat i punës së AFAD-it, UMKE-së, policisë, xhandarmërisë dhe zjarrfikësve, si dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, 29-vjeçarja Rabia Kalçın, e cila kishte mbetur e plagosur në rrënojat e një pallati në Hatay, u shpëtua 152 orë pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit arrijnë të shpëëtojnë një 23-vjeçar me aftësi të kufizuara

155 orë pas tërmetit, 23-vjeçari Hüseyin Seferoğlu, me aftësi të kufizuara, u shpëtua nga rrënojat e një apartamenti në zonën e Antiokisë.

Një 34-vjeçar dhe një 8-vjeçar u shpëtuan 155 orë më vonë

Duke kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e banesës Sümerler në lagjen Defne, ekipet arritën të nxirrnin të gjallë 34-vjeçaren Tolga Fakıoğlu 155 orë pas tërmetit.

Ekipet e oficerëve të kërkim-shpëtimit dhe minatorëve që kanë kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e banesës në rrethin e Gaziantep shpëtuan 8-vjeçarin Semih Ege İnce, i cili kishte qenë nën rrënoja për 155 orë, raporton abcnews.al.

Një 13-vjeçar del i gjallë nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat e një apartamenti në lagjen Hatay shpëtuan 13-vjeçarin Fatih Esmerli 158 orë pas tërmetit.

Nxirret e gjallë një vajzë 10-vjeçare. Shpëtimtarët përqafohen me njëri-tjetrin

Bazuar në përshkrimin e babait Gökhan Uğurlu për vendndodhjen e vajzës së tij 10-vjeçare Zeynep, ekipet e nxorrën vajzën e vogël nga rrënojat 159 orë pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit u përqafuan me njëri-tjetrin ndërsa kryenin misionin e tyre.

Motrat 18 dhe 7 vjeç arritën të shpëtonin

18-vjeçarja Remziye dhe motra e saj 7-vjeçare, Beray Aydın, u shpëtuan nga rrënojat, rreth 161 orë pas tërmetit, si rezultat i punës së ekipit të kërkim-shpëtimit, i cili erdhi në zonë nga Balikesir dhe kontrolluan rrënojat e një pallati në rrethin Hatay.

Pas 163 orësh nxirret gjallë nga rrënojat një djalë 7-vjeçar

Në Hatay, ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Konya arritën të shpëtonin një djalë 7-vjeçar të quajtur Mustafa 163 orë pas tërmetit vdekjeprurës.

Ata shpëtuan një grua, 170 orë pas tërmetit

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në rajonin e Gaziantepit, i cili u godit nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë, të cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Ekipet e shpëtimit të AFAD arritën në katin e parë të pallatit të dëmtuar 5-katësh në lagjen Zamanlar. Shpëtimtarët shpëtuan Sibel Kaya, 17 orë pas tërmetit.

Më pas gruaja është dërguar me ambulancë në spital.

Show More

Related Articles

Back to top button