BotaLajme

Aksident tragjik, autobusi përplaset me një makinë, 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

20 persona kanë humbur jeten dhe më shumë se 60 kanë mbetur të plagosur në Afrikën e Jugut kur një autobus dhe një automjet i blinduar  të transportit të parave u përplasën, njoftoi sot departamenti i transportit i provincës Limpopo në veri të vendit.

“Njëzet persona humbën jetën tragjikisht në një aksident kur një mjet i transportit të parave humbi kontrollin dhe u përplas me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt”, thuhet në një deklaratë të departamentit të transportit.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00.

Show More

Related Articles

Back to top button