Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Hataj të Turqisë, 201 orë pas tërmetit të fuqishëm të së hënës së kaluar.
Bëhet fjalë për një 26-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar nën rrënojat e tërmetit, shkruan Al Jazeera.
Deri tani nga tërmeti i javës së kaluar që goditi Turqinë e Sirinë kanë vdekur mbi 41 mijë njerëz.
Detajet për tërmetin po vazhdojnë të përditësohen.