BotaLajme

Profesori turk i gjeofizikës: Të paktën 100 mijë njerëz janë nën rrënoja

Parashikimet e një profesori turk të gjeofizikës, i cili deklaroi se në bazë të të dhënave të shtetit turk, nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, ndodhen mbi 100 mijë persona janë tronditëse.

Prej tyre, ai vlerëson se 0.1% deri në 0.2% janë gjallë.

“Sipas të dhënave të shtetit për ndërtesat e shembura, popullsinë etj deri më tani nga rrënojat kanë dalë 150 mijë persona të vdekur ose të plagosur.

Sot të paktën 100,000 njerëz janë nën rrënoja. Disa prej tyre janë ende gjallë sot! Rreth 0.1% ose 0.2% .’

Edhe pse shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, dhjetë ditë pas tërmetit që goditi, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët vazhdojnë përpjekjet e tyre. Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, me 6 shkurt ka shkuar në rreth 44 mijë.

Në Turqi  janë regjistruar 38,044 viktima ndërsa në Siri janë regjistruar mbi 5,800 viktima.

Show More

Related Articles

Back to top button