BotaLajme

Zelensky falënderon Bidenin: Negociatat ishin shumë të frytshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot gjatë një deklarate të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden, u shpreh “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.

“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë”, tha Zelensky, duke shtuar se “nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë”.

“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme”, u shpreh Zelensky.

Ai shtoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës.

“Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.

“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën… duke shërbyer një sinjal të qartë se agresioni i Rusisë nuk ka asnjë shans”, tha Zelensky, shkruan BBC.

“Ukraina është mirënjohëse për ju, z.President”, i tha Zelensky Bidenit.

Vizita e papritur e Bidenit në Kiev: Putin do ta humbas këtë luftë

Presidenti amerikan Joe Biden nga Kievi, ka dhënë një deklaratë të fuqishme duke konfirmuar përkrahjen e madhe ndaj Ukrainës.

Biden ka thënë se llogaritë e Putinit kanë dalur të gabuara dhe se Rusia do të humbë luftën.

“Ndërsa bota përgatitet për të shënuar një vjetorin e pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të palëkundur dhe të palodhur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Kur Putin filloi pushtimin e tij, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Por ai ka gabuar rëndë. Rusia donte të fshinte Ukrainën nga harta. Putin do ta humbas këtë luftë. Rusia deri më tani ka humbur gjysmën e territoreve të pushtuara në Ukrainë Ne do të dërgojmë armë shtesë, duke përfshirë municione artilerie, sisteme antitanke dhe radarë vëzhgimi për të mbrojtur popullsinë ukrainase kundër sulmeve ajrore” ka thënë Biden.

Biden arrin në Kiev

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Është ky udhëtimi i tij i parë në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë.

Ai u prit nga presidenti Volodomyr Zelensky, i cili tha se vizita e Bidenit “është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.

Dy liderët u takuan për herë të fundit në dhjetor, kur Zelensky qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington.

Asokohe, Biden e siguroi homologun e tij se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”.

Show More

Related Articles

Back to top button