Presidenti kinez Xi Jinping po përgatitet për një vizitë në Moskë në muajt e ardhshëm, sipas Wall Street Journal.
Takimi është pjesë e një shtytjeje për bisedime paqeje shumëpalëshe dhe Kina do të përsërisë thirrjen e saj që armët bërthamore të mos përdoren, sipas raportimeve.
Kryediplomati kinez Wang Yi ndodhet aktualisht në Moskë, duke shënuar vizitën e parë në Rusi nga një zyrtar kinez që nga fillimi i pushtimit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Pekini ka pretenduar paanshmëri gjatë konfliktit, por nuk e ka dënuar pushtimin dhe ka vazhduar të zgjerojë lidhjet tregtare dhe të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë.
Administrata e Biden kohët e fundit paralajmëroi për shqetësimet që Kina po konsideron të rrisë partneritetin e saj me Rusinë duke ofruar “mbështetje vdekjeprurëse”.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA “po e shikon këtë nga shumë afër”.