BotaLajme

Putini e anuloi dekretin për mbështetje të sovranitetit të Moldavisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e anuloi dekretin nga viti 2012 me të cilin pjesërisht konfirmohet sovraniteti i Moldavisë në zgjidhjen e së ardhmes së Pridnestovjes, rajon separatist i cili kufizohet me Ukrainën, ku Rusia ka trupa.

Dekreti, në të cilin ishte përfshirë edhe komponentë e Moldavisë, e përmbante politikën e jashtme ruse para 11 viteve, i cili përfaqësonte marrëdhënie më të afërta mes Moskës dhe Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Urdhri për anulimin e dokumentit nga viti 2012 ishte publikuar në ueb-faqen e Kremlinit dhe thuhet se vendimi është miratuar që të “sigurohen interesat kombëtare ruse në lidhje me ndryshimet e thella të cilat ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ky është pjesë e serisë së veprimeve antiperëndimore të cilat Putini i paralajmëroi dje.

Presidenti i Moldavisë, Aleksandru Flençea në komisionin e përbashkët kontrollues në zonën e sigurisë rreth Pridnestrovjes, tha se anulimi nuk nënkupton se Putini heq dorë nga nocioni sovraniteti Moldavisë.

“Dekreti është dokument politik që zbaton konceptin e politikës së jashtme të Rusisë”, deklaroi Flençea. “Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje themelore politike që parashikon respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të vendeve tona.”

Kremlini ka njoftuar se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë, e cila javën e kaluar zgjodhi kryeministër të ri properëndimor, i cili është zotuar të kërkojë anëtarësimin në BE, janë shumë të tensionuara. Ai akuzoi Moldavinë se po ndjek agjendë anti-ruse.

Show More

Related Articles

Back to top button