Kryediplomati kinez Wang Yi u takua me Nikolai Patrushev, kreun e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, të martën në Moskë, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës.
Bëhet e ditur se të dy zyrtarët ranë dakord të kundërshtojnë “mentalitetin e Luftës së Ftohtë, konfrontimin e bllokut dhe opozitën ideologjike” – një kritikë e fshehtë e hollë ndaj SHBA-së – dhe të bëjnë më shumë përpjekje për të “përmirësuar qeverisjen globale”, në një referencë të dukshme ndaj Pekinit dhe Moskës. Ambiciet për të riformuar rendin global në favor të tyre, shkruan CNN përcjell portali rtv21.tv
Wang dhe Patrushev gjithashtu “shkëmbyen mendimet e tyre” për çështjen e Ukrainës, thuhet mw tej nw deklaratw pa ofruar detaje tjera.
Wang do të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov të mërkurën, njoftoi media shtetërore ruse TASS, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse. Ndërsa asnjë vend nuk ka specifikuar nëse Wang do të zhvillojë bisedime me presidentin Vladimir Putin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën se “ne nuk e përjashtojmë” një takim të tillë.
Partneriteti Kinë-Rusi: Wang mbërriti në Moskë vetëm disa ditë pasi zyrtarët amerikanë dolën publikisht me shqetësime sesi partneriteti i vazhdueshëm i Kinës me Rusinë mund të ketë ndikim në luftën në Ukrainë.
Udhëheqja kineze ka pretenduar paanshmëri në konflikt, por ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë, në vend të kësaj duke zgjeruar lidhjet tregtare dhe duke vazhduar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, përfshirë këtë javë./21Media