BotaLajme

Zbulim tronditës në Kanada/ 751 varre fëmijësh të tjerë të zbuluar pranë shkollave katolike

Në Kanada, kërkimet me radarë kanë zbuluar praninë e 17 gropave që mund të përmbajnë trupat e 751 fëmijëve nga komunitetet indigjene pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike.

Varreza është pranë ish-Shkollës Rezidenciale Marieval Indian, në jug të Saskatcheëan. Më shumë se 150,000 fëmijë vendas u detyruan te shkonin në shkollat ​​e krishtera të financuara nga shteti nga shekulli i 19-të deri në vitet 1970, dhe mijëra prej tyre vdiqën në rrethana të errëta.

Fëmijët u morën nga familjet e tyre në një përpjekje për t’i izoluar ata nga ndikimi i kulturës së tyre, për t’i krishterizuar dhe për t’i asimiluar në shoqërinë dominuese, të cilën qeveritë e mëparshme e konsideronin si superiore.

Qeveria kanadeze pranoi se keqtrajtimi dhe abuzimi fizik dhe seksual ishin të dukshme, me studentët që rriheshin sepse flisnin gjuhën e tyre amtare. /Tgcon

Show More

Related Articles

Back to top button