BotaLajme

Koreja e Jugut do të jetë e para që do të prezantojë një rrjet 6G

Koreja e Jugut ka thënë se planifikon të hapë një rrjet të avancuar 6G me teknologji të fundit të gjeneratës së ardhshme.

Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Koresë tha se qeveria do të inkurajojë kompanitë lokale të prodhojnë komponentë për zhvillimin e rrjetit 6G. Një studim fizibiliteti që heton teknologjinë 6G është duke u zhvilluar dhe i gjithë projekti kap vlerën e 482 milionë dollarëve.

Me këtë, Koreja e Jugut dëshiron të kapërcejë pjesën tjetër të botës kur bëhet fjalë për teknologjinë 6G. Koreja e Jugut ka ekonominë e katërt më të madhe në Azi dhe mban 25.9% të patentave 5G në 2022, dhe Kina 26.8%.

Rrjeti 6G do të bashkojë atë që është virtuale me realitetin, pohoi Zhang Yongtao, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Departamentit të Teknologjisë në Kinë të Ericsson. Ai thotë se rrjeti 6G do ta çojë komunikimin holografik nga fantashkencë në realitet.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk