BotaLajme

Rusia testoi raketat balistike Satan II gjatë vizitës së Biden në Ukrainë

Rusia ka bërë një test të një rakete balistike ndërkontinentale gjatë kohës kur Presidenti Joe Biden ishte në Ukrainë të hënën, raporton CNN. Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara paraprakisht për nisjen përmes linjave të dekonfliktit, tha një zyrtar.
Një zyrtar tjetër tha se testi nuk përbën rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se SHBA nuk e shohin testin si një anomali ose një përshkallëzim.
Testimi i raketës së rëndë SARMAT, është testuar me sukses më parë dhe nëse kjo do të kishte funksionuar, zyrtarët amerikanë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin do ta kishte theksuar testin në fjalimin e tij për gjendjen e kombit, të martën.
Në vend të kësaj, Putin nuk përmendi nisjen në fjalimin që zgjati një orë e 45 minuta. Megjithatë, ai deklaroi zyrtarisht se Rusia do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore START me Shtetet e Bashkuara, duke vënë në rrezik paktin e fundit të mbetur që rregullon dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.
Koha e testit sugjeron se SHBA dhe Rusia po komunikonin përmes disa kanaleve të ndryshme në fillim të kësaj jave për qëllime dekonflikti zyrtarët amerikanë gjithashtu njoftuan rusët të dielën mbrëma, disa orë përpara vizitës së Biden në Kiev, se presidenti do të bënte udhëtimin në kryeqytetin ukrainas, tha të hënën këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.
Kremlini nuk pranoi të komentojë të mërkurën kur u pyet për këto raporte në një konferencë me gazetarët. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se çështja ishte “prerogativë e Ministrisë së Mbrojtjes”./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button