Disa raketa u lëshuan në agim nga Rripi i Gazës në territorin izraelit, thanë dëshmitarët palestinezë dhe ushtria izraelite.
Dëshmitarët okularë vunë re se të paktën tetë raketa u hodhën nga enklava palestineze.
Nga ana e saj, ushtria izraelite foli për gjashtë lëshime raketash, duke shtuar se pesë u kapën nga sistemi i mbrojtjes kundër raketave Iron Dome, ndërsa raketa e gjashtë ul në një zonë të pabanuar.
Hedhja e raketave vjen pas një sulmi të ushtrisë izraelite të mërkurën në Nablus, gjatë të cilit 11 palestinezë, duke përfshirë një djalë 16-vjeçar, u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën nga plumbat.