BotaLajme

Stuhia e borës godet SHBA-në, mbyllen shkollat

Në 28 shtetet amerikane është shpallur alarmi për shkak të një stuhie dëbore që po afrohet. Parashikuesit presin që bora e madhe dhe erërat e forta të godasin shumicën e zonave në veri dhe perëndim të SHBA-së dhe të prekin më shumë se 60 milionë njerëz.

Disa shtete, duke përfshirë Dakotën Veriore dhe Jugore, Minesota dhe Ëisconsin, anuluan mësimet dhe mbyllën zyrat. Banorëve u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme.

Shpejtësia e erës mund të arrijë pothuajse 50 km në orë, dhe temperatura e ajrit në disa zona mund të shkojë deri në -30 gradë.

Reshjet e mëdha rekord të borës mund të shkaktojnë probleme serioze rrugore dhe ndërprerje të sistemit të transportit.

Show More

Related Articles

Back to top button