BotaLajme

Kompania kryesor i kriptovalutave “Celsius” ngrin tërheqjet e parave, bien tregjet

Kompania e madhe amerikane e huadhënies së kriptomonedhave “Celsius Network” ngriu të hënën tërheqjet për shkak të “kushteve ekstreme të tregut”.

Celsius Network, një lojtar i rëndësishëm në kreditimin e kriptove, ofron produkte me interes për klientët që depozitojnë kriptovalutat e tyre në kompani dhe jep hua kriptomonedha për të fituar.

Kompania mblodhi 750 milionë dollarë fonde në fund të nëntorit nga investitorët, përfshirë fondin e dytë më të madh të pensioneve në Kanada. Kompania vlerësohej në atë kohë në 3.25 miliardë dollarë.

Në një postim në blog, kompania tha se kishte ngrirë tërheqjet, si dhe transferimet midis llogarive, “për të stabilizuar likuiditetin dhe operacionet ndërsa ne marrim hapa për të ruajtur dhe mbrojtur asetet”.

“Ne po e ndërmarrim këtë veprim sot për ta vendosur Celsius në një pozitë më të mirë”

Rritja e interesit për kreditimin e kriptove çoi në shqetësime nga rregullatorët, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë të shqetësuar për mbrojtjen e investitorëve dhe rreziqet sistematike.

Show More

Related Articles

Back to top button