BotaLajme

BE: Moska po tenton të destabilizojë Ballkanin Perëndimor

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.

Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me gazetarët në Bruksel, tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

“Ky është një propozim evropian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiqi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”, tha zyrtari.

“Nuk duhet t’i lejohet Rusisë që ta destabilizoj rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duhet të dëshmojmë se BE-aj është në gjendje të mbajë rajonin në gjirin e saj. E kemi neglizhuar rajonin për një kohë tepër të gjatë. Atmosfera në rajon është shumë e vështirë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të tensionuara dhe ka shumë probleme rreth mosnjohjes së dokumenteve. Kjo edhe e pengon bashkëpunimin në rajon”, theksoi ai.

Këto komente nga zyrtari në Bruksel u bënë disa ditë para takimit të 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në nivel të lartë, në Bruksel janë shprehur se presin që ata, pa diskutime të mëtejme, ta pranojnë propozimin evropian dhe të diskutojnë vetëm për implementimin e marrëveshjes.

Show More

Related Articles

Back to top button