BotaLajme

Kina: Asnjëherë nuk kemi ofruar mbështetje materiale për Rusinë

Kina nuk i ka ofruar kurrë asnjë mbështetje materiale Rusisë në luftën kundër Ukrainës, deklaroi ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe, duke folur në samitin e sigurisë në Singapor.

”Pekini ka mbështetur bisedimet e paqes dhe ka kundërshtuar furnizimin me armë, duke treguar skepticizëm i plotë për efektivitetin e sanksioneve”, shtoi ai.

”Një konflikt apo një luftë është gjëja e fundit që Kina do të dëshironte të shihte në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ne nuk besojmë se presioni ose sanksionet maksimale mund ta zgjidhin problemin”, shtoi Wei, duke vënë në dukje se ”përkundrazi ato mund të shkaktojnë edhe më shumë tensione dhe të përkeqësojë më tej problemin”.

”Pekini, i cili ka mbështetur gjithmonë dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës, shpreson që SHBA dhe NATO do të zhvillojnë bisedime me Moskën për të krijuar kushtet për një armëpushim më të shpejtë”, vuri në dukje ministri.

Show More

Related Articles

Back to top button