BotaLajme

Vetëm pallatet e tij nuk u shembën, inxhinieri turk: I numëroja hekurat një nga një

“Antakya” në Hatay, ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit që goditi Turqinë. Mes qindra ndërtesave të shkatërruara janë 12 pallate të një ndërtuesi turk të cilat nuk pësuan asnjë dëmtim.

Inxhinieri Mustafa Ergüvenoğlu, drejtuesi i kompanisë së ndërtimit të familjes Ergüvenoğlu, ka zbuluar për mediat turke “sekretin” e kompanisë së tij.

Ai tha se mbikqyrja e kanterit të ndërtimit mbi cilësinë e betonit dhe sasisë së hekurit ka bërë që mos të ketë asnjë abuzim dhe ndërtimi të bëhet cilësor sipas normave.

“I numërova hekurat që përdornim një nga një. Nëse betoni më prishej, e dërgoja atë mbrapsht. Në fund të fundit, po e blija me para.

Babai im, i cili besonte në shkencë, ishte udhërrëfyesi im më i madh. Nuk duhet të studiosh, mund të jesh punëtor pastrimi për një komunë, por kur pastron një rrugë, bëje në një mënyrë që nuk ‘lë një mbeturinë të vetme’.

U kujdesa të qëndroja vetëm në krye të çdo pallati që kishim ndërtuar. Edhe nëse nuk jam aty, një staf teknik duhet të jetë në krye të tyre.

Prandaj, zotërinjtë dhe nënkontraktorët e mi, të cilët nuk më njihnin në fillim, më thoshin: ‘Kemi dëgjuar që je një njeri i ngjitur dhe i bezdisshëm’.

Përveç kësaj, kam mësuar shumë nga profesorët tanë të universitetit. Të gjithë kanë një pjesë të rëndësishme në mbrojtjen e këtyre jetëve”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button