LajmeMaqedoni

Gratë kërkojnë që të jenë të barabarta me meshkujt në politikbërje

Politika në Maqedoninë e Veriut është kryesisht e dominuar nga meshkujt. Meshkujt dominojnë në pozitat kyçe drejtuese në vend, si në ekzekutiv, në ligjvënës ashtu edhe në nivel partiak.

Nga 21 Komisione në Kuvend, gratë qëndrojnë në krye vetëm në 4 prej tyre. Në delegacione në të shumtën e rasteve dominojnë meshkujt.

Gordana Siljanovska, deputete dhe akademike, thotë se nëse pritet tejkalim spontan i këtij problem do të duhen edhe 100 vite dhe përsëri do të jenë bërë ndryshime minimale.
“Kujdes, jo rastësisht “Politika” është në gjininë femërore. Mua më ngjan se beteja kyçe duhet të jetë tek partitë. Pse?  Është e turpshme ta them, por mund të flas për një sistem patitokrat në të cilin shumë shpesh institucionet  janë të suspenduara nga individ të fuqishëm. Unë them,  demokraci nuk ka pa institucione stabile, por jo me individ të fuqishëm që tërheqin fuqinë jo nga dija apo zotësia, por nga pozicioni. Ajo kulturë politikë subjektive  e pranishme edhe në parlament është veçanërisht e theksuar  në nivel partiak, por edhe në përgjithësi. Me “orient express” nuk mund të bëni hapa evropian dhe as të arrini në Bruksel”, tha Gordana Siljanovska-deputete.

Ambasadorja e Gjermanisë në vend, Anke Holshtejn tha se Maqedonia dha dy shembuj negativ sa i përket përfaqësimit të grave. Kjo vërehet edhe në përfaqësimin në nivel lokal.

“Patëm një shembull negative, kur gratë në forumin e parë të Prespës ishin më pak të përfaqësuara në mënyrë drastike. Ishte edhe më keq në shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ku zonja Shekerinska ishte gruaja e vetme. Të shpresojmë se do të përmirësohet gjendja në forumin e radhës të Prespës. Nga 81 komuna, vetëm dy drejtohen nga grat”, u shpreh Anke Holshtejn, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Eleftheria Katci, nga Qendra për Studime Evropiane “ Wilfred Martens”, sheh më me optimizëm përmirësimin e pozitës se grave në politike bërje, por shton se stereotipat në vend krijojnë shumë barriera.
“Në Maqedoninë e Veriut, situata e grave në politikë po përmirësohet, me partitë të përkushtuara për kuotën e përfaqësimit të grave në politikë. Megjithatë, perceptimi i shtrembëruar i përfshirjes së grave në politikë dhe stereotipat vazhdojnë të luajnë një rol të madh në vend dhe kjo krijon barriera të rëndësishme. “Prandaj, mund të themi se barazia gjinore është në qendër të politike bërjes publike dhe ligjeve tona, por edhe në zemër të shoqërisë sonë”, theksoi Eleftheria Katci- qendra “Ëilfred Martens” për Studime Evropiane.

Në panel diskutimin “Promovimi i lidershipit të grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci” të organizuar  nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Wilfred Martens për Studime Evropiane në Bruksel, ishte edhe një nga kryetaret e dy komunave me të cilat drejtojnë gra, Danela Arsovska.

“Këto shifra janë shqetësuese. Kjo do të thotë se grave në Maqedoni nuk i jepet asnjëlloj mundësie. Nuk flasim për të drejta. Gratë nuk kanë mundësi. Të keni nën 1 % gra që mund të drejtojnë është shqetësuese”, tha Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button