BotaLajme

Një i vdekur dhe 69 të lënduar nga tërmeti i sotëm në Turqi

Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke vrarë një person, duke plagosur 69 dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.

Ky tërmet goditi tre javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë shtypi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vendosur në pesë ndërtesa.

Tërmeti, i cili goditi provincën juglindore të Malatya, u vlerësua nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare me magnitudë 5.2 ballë.

Raportet e mediave thanë se dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.

Show More

Related Articles

Back to top button