Stuhi të fuqishme ere kanë vijuar të godasin Shtetet e Bashkuara edhe përgjatë kësaj të hënë. Oklahoma dhe Kansas në SHBA janë goditur nga stuhi të fuqishme ere dhe tornadosh duke lënë më shumë se dhjetëra persona të plagosur.
Disa banorë në Michigan vijojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike nga stuhia që nisi që prej javës së shkuar.
Një nga banorët rrëfen përjetimet e tij nga momentet e vështira të stuhisë.
“Shumë erë e fortë. Unë po qëndroja në garazh dhe gruaja ime shkoi te fqinji për t’u strehuar. Mbeturinat prej druri filluan të fluturojnë dhe të godasin gjithçka rreth e rrotull, kështu që unë u hodha në sediljen e pasme të një makine në garazh shumë shpejt. E gjitha kjo nuk zgjati shumë, falë zotit të gjithë janë mirë.”
Në Kaliforni, Shërbimi Kombëtar i Motit ka deklaruar se një seri stuhish do të vijojnë të godasin këtë shtet deri ditën e mërkurë. Një tornado goditi të dielën Kansas duke dëmtuar me dhjetëra banesa.
Eshtë parashikuar se tornadot mund të godasin edhe Oklahomën me shpejtësi erërash që mund të shkojnë deri në 144 kilometër për orë.
Nga këto tornado sipas metereologëve mund të preket edhe Ohajo./abcnews.al