BotaLajme

Danimarka shfuqizon një festë publike për të rritur buxhetin në mbrojtje, i shtohen ushtrisë 427 milionë dollarë

Parlamenti i Danimarkës ka votuar për shfuqizimin e një feste në pranverë, për të rritur buxhetin për ushtrinë.

Ligjvënësit kanë votuar me 95 vota për dhe 68 kundër, për mosfestimin e “Ditës së Lutjes së Madhe”, një festë fetare, e cila shënohet prej shekullit të 17-të.

Anulimi do t’i shtojë buxhetit shtetëror 427 milionë dollarë, që do të shfrytëzohen për mbrojtje, ka thënë Qeveria daneze.

Mirëpo ky vendim është kundërshtuar nga politikanët opozitarë, sindikatat e punëtorëve dhe figurat fetare.

Ditë më parë, rreth 50.000 protestues janë mbledhur jashtë parlamentit në Kopenhagë për të protestuar rreth planit.

“Ndaleni hajninë”, ka thënë Karsten Honge, anëtar i Partisë Socialiste Popullore gjatë debatit parlamentar.

“Qeveria është duke urdhëruar njerëzit që të punojnë një ditë më shumë”.

Pavarësisht kundërshtimeve, koalicioni qeveritar në Danimarkë ka thënë se paratë shtesë janë të nevojshme për të rritur shpenzimet për buxhetin e NATO-s.

Sipas Qeverisë, këto ndryshime janë pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Popullsia e Danimarkës, i ka 11 ditë pushimi për festat publike.

“Nuk mendoj se është problem që të punohet një ditë më shumë”, ka thënë kryeministrja daneze, Mette Frederiksen./REL/

Show More

Related Articles

Back to top button