Një tjetër mrekulli vjen nga rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi. Një kalë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 21 ditë pas tërmetit në një histori të jashtëzakonshme mbijetese. Kali u gjet nga punonjësit e shpëtimit që po pastronin mbeturinat në qytetin e Adiyaman të hënën dhe është bashkuar me pronarin e tij pas ekzaminimeve veterinare.
Sipas raportimeve, kali ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur që nga tërmeti që goditi më 9 shkurt dhe arriti të mbijetojë pa ushqim dhe ujë për 21 ditë.
Videoja e tij teksa nxirrej nga rrënojat në Turqinë Juglindore është parë më shumë se 2 milionë herë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që tërmeti i 6 shkurtit shkaktoi mbi 50 mijë viktima dhe qindra mijëra të plagosur.