BotaLajme

Është publikuar biseda që shpjegon gjithçka: Për shkak të një gabimi trenat kanë lëvizur me shpejtësi 160 km/h

Pas aksidentit të një treni pasagjerësh dhe mallrash në Greqi, ku mbetën të vdekur më shumë se 40 persona dhe rreth 80 të tjerë u lënduan, u publikua një audio incizim i bisedës mes kreut të stacionit dhe makinistit, e cila ndoshta ka çuar në tragjedi.

Shoferi i trenit: Po dëgjon, Larisa?

Shefi i stacionit: Po ju dëgjoj. Tek numri 47 kaloni tek semafori i kuq dalës deri te semafori i ri hyrës së Poros.

Shoferi i trenit: Vasil, po iki?

Shefi: Shko, shko.

Shoferi: U nisa

Shefi: Me fat

Punonjësi në stacionin hekurudhor: Vasili, të kthehem?

Shefi: Jo, jo kështu sepse 1564 po vjen.

Punonjësi i stacionit të trenit: U bë, në rregull, do ta lë diagonalisht ashtu siç është e vendosur.

Siç rezultoi më vonë, treni i pasagjerëve u urdhërua të lëvizte në të njëjtat shina në të cilat ishte tashmë treni i mallrave, gjë që shkaktoi me një përplasje kokë më kokë të trenave që udhëtonin me shpejtësi 160 km/h.

Kreu i stacionit lokal të trenit u akuzua për vrasje prej pakujdesisë dhe u tha prokurorëve se i vinte keq dhe se ishte i lodhur, ndërsa ministri i transportit i Greqisë dha dorëheqjen.

Show More

Related Articles

Back to top button