BotaLajme

Takimi i G 20/ Antony Blinken dhe Sergei Lavrov takohen për herë të parë pas luftës në Ukrainë

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë kryefjalë e bisedimeve të G20 në Delhi. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov janë takuar për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt të 2022-shit.

Blinken i përsëriti Lavrovit se Uashingtoni është i përgatitur të mbështesë mbrojtjen e Ukrainës për aq kohë sa duhet, ndërsa kërkoi nga Moska anulimin e vendimit të saj për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin bërthamor të Fillimit të Ri dhe për të liruar shtetasin e arrestuar amerikan, Paul Whelan.

“Fatkeqësisht, ky takim është dëmtuar përsëri nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, fushata e qëllimshme e shkatërrimit kundër objektivave civile dhe sulmi i saj ndaj parimeve thelbësore të Kartës së OKB-së. Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës së saj të agresionit dhe të tërhiqet nga Ukraina për hir të paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit ekonomik”, tha Blinken.

Ndërsa ministri i jashtëm rus, gjatë një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të G20-ës, nuk e përmendi takimin me Blinken, citon BBC.

G20, i cili përfshin 19 vendet më të pasura të botës plus Bashkimin Evropian, përbën 85% të prodhimit ekonomik global dhe dy të tretat e popullsisë së tij. Më 24 shkurt të një viti më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacioni ushtarak special në Ukrainë. 

/rtsh.al/

Show More

Related Articles

Back to top button