Departamenti i Shtetit të SHBA-së njofton se ka vendosur sanksione ndaj kompanive që transportojnë ose shesin naftë dhe produkte petrokimike iraniane,
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti state thuhet se në mesin e kompanive që u sanksionuan, ishte një kompani me bazë në Vietnam, dy me bazë në Kinë, dy me bazë në Iran si dhe një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të reduktuar ndjeshëm eksportet e energjisë iraniane dhe do të sanksionojnë ato që lehtësojnë tregtinë e naftës dhe petrokimike të Iranit. Sot, Departamenti i Shtetit po përcakton gjashtë subjekte që janë angazhuar në transportin ose shitjen e produkteve iraniane të naftës ose produkteve petrokimike, në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv dhe po identifikon 20 anije si pronë ose interesa në pronë të këtyre subjekteve .
Thuhet se në kuadër të sanksioneve u përfshinë edhe 20 anije të këtyre kompanive.
Në deklaratë thuhet se kompanitë e sanksionuara dhe kushdo që lidhet me anijet e sanksionuara mund të sanksionohet dhe se e gjithë pasuria e këtyre kompanive në SHBA dhe nën kontrollin e shtetasve amerikanë duhet të raportohet në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit.
Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha: “SHBA-ja është e vendosur të reduktojë ndjeshëm eksportet e energjisë së Iranit. Ajo do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj atyre që lehtësojnë tregtinë e naftës dhe petrokimike të Iranit”.
“Ky vendim forcon përpjekjet tona për të vendosur sanksione ndaj Iranit. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër atyre që përpiqen të anashkalojnë sanksionet tona”, tha Blinken.
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi më 10 shkurt se shtoi në listën e sanksioneve 9 kompani që luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin, shitjen dhe dërgimin e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane.
“Si rezultat i veprimeve të sotme, të gjitha pronat dhe interesat në pronën e këtyre objektivave që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të personave amerikanë duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Për më tepër, kushdo që kryen transaksione që përfshijnë subjektet e përcaktuara dhe anijet e identifikuara rrezikon të ekspozohet ndaj sanksioneve të SHBA. Këto emërtime nënvizojnë përpjekjet tona të vazhdueshme për të zbatuar sanksionet tona kundër Iranit. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër atyre që përpiqen të anashkalojnë sanksionet tona”, njofton Departamenti i Shtetit të SHBA-së.