Një aeroplan luftarak rus u rrëzua në rajonin e Donetsk-ut, raporton faqja ukrainase në Twitter.
Sipas llogarisë “Ukraine Weapon Tracker” aeroplani rus i tipit Su-34/Su-30SM u rrëzua mbi zonën Yenakiieve që kontrollohet nga Rusia.
Dy pilotët gjithashtu e pësuan nga ky rrëzim. Sipas të dhënave paraprake, aeroplani u rrëzua pas një zjarri miqësor, thuhet në mbishkrimin e videos.
Në videon e publikuar nga kjo llogari, mund të vërehet se si mbeturinat e aeroplanit bien në tokë.