LajmeMaqedoni

Me metodë të re kundër “bombave” të rreme”

“Ky është një aktivitet me të cilin duhet të merren të gjitha institucionet, prandaj në kuadër të qeverisë është formuar një ekip pune i cili do të përfshijë institucionet si Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës, atë të Komunikimeve Elektronike, dhe secila nga këto ka aktivitetet e saja që duhet të ndërmarrë”, tha ministri

Deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se është miratuar një udhëzim i veçantë i cili është në përputhje me rrethanat aktuale, pasi ai ekzistuesi për fushën e terrorizmit ishte vjetruar, erdhën vetëm pas numrit rekord të shkollave që pranuan raportime për vendosje të mjeteve shpërthyese, reagimeve të prindërve dhe opinionit. “Sipas aktit të ri, masat e caktuara do të duhet të merren menjëherë pas raportimeve për bomba të vendosura dhe nga kjo nuk do të ketë përjashtime pasi askush nuk do të mbajë përgjegjësi për asgjë në rast se nuk veprohet sipas udhëzimeve”, deklaroi Spasovski pas takimit me policët në terren në Çair të Shkupit. Nuk ka informacione se çfarë parashikojnë udhëzimet, por e sigurt është se pritet që të gjithë institucionet kompetente të ndërmarrin pjesën e tyre të aktivitetit. Sipas ministrit ky nuk është një aktivitet që nuk mund të merret vetëm nga MPB.

“Ky është një aktivitet me të cilin duhet të merren të gjitha institucionet, prandaj në kuadër të Qeverisë është formuar një ekip pune i cili do të përfshijë institucionet si Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës, atë të Komunikimeve Elektronike, dhe secila nga këto ka aktivitetet e saja që duhet të ndërmarrë”, tha ministri. Ai gjithashtu njoftoi se tashmë janë bërë rregullime të caktuara me MASH-in dhe se komunikimi do të fillojë mes Drejtorive të Punëve të Brendshme dhe institucioneve arsimore, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sigurinë e nxënësve dhe procesin arsimor, duke shtuar se tashmë me anë të një shkrimi i janë drejtuar institucioneve kompetente me pyetjen se çfarë masash kanë marrë nga ajo që është në kompetencat e tyre.

E vështirë për t’u llogaritur është se sa herë në muajt e fundit ka pasur alarme për vendosje të mjeteve shpërthyese në shkolla, institucione, qendra tregtare, komplekse banimi, gjykata, etj. Mundësia që dërguesit e këtyre kërcënimeve të ruajnë anonimitetin duke përdorur lidhjet VPN, ka vështirësuar punën e autoriteteve për të zbuluar se kush i dërgon këto kërcënime, gjë që ka ndikuar në rritjen e numrit të kërcënimeve. Ishte sulmi mbi sistemin e Fondit Shëndetësor ajo që bëri që kupa të derdhet, pas së cilës kryeministri njoftoi se pritet që në vend të vijë ndihmës sekretari i NATO-s për sulme kibernetike dhe hibride. “Jemi dakord për datën kur do të diskutojmë për detajet e bashkëpunimit me selinë e NATO-s në Bruksel, por edhe me vendet anëtare që janë më të avancuara në këtë drejtim”, tha kryeministri. Ajo që është fakt është se Maqedonia e Veriut nuk është i vetmi vend i rajonit që po përballet me një valë kërcënimesh me bomba. E njëjta po ndodh edhe në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, dhe Serbi, madje për shkak të raportimeve të tilla ditë më parë, në Podgoricë u evakuua selia e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit. 

Show More

Related Articles

Back to top button