BotaLajme

Von der Leyen për Mitsotakis: Ekspertët e BE-së në Athinë për të përmirësuar hekurudhat

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Ursula von der Leyen mëngjesin e së hënës me temën kryesore “Modernizimi i hekurudhave në Greqi dhe përmirësimi i sigurisë së tyre”. 

“Këtë mëngjes diskutova me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis mbështetjen e mëtejshme teknike që BE mund t’i ofrojë Greqisë për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre. Ekspertët nga Komisioni dhe Agjencia e BE-së për Hekurudhat do të udhëtojnë këtë javë në Athinë. Siguria e hekurudhave është e një rëndësie të madhe”, tha kryetarja e Komisionit në mesazhin e saj në Twitter.

Nga ana e tij, kryeministri falënderoi kryetarin e Komisionit për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës së qeverisë, duke theksuar se “jemi të vendosur të mobilizojmë të gjitha burimet në dispozicion. Jemi të lumtur që mund të mbështetemi te partnerët tanë evropianë për ndihmë”.

Show More

Related Articles

Back to top button