BotaLajme

Bakhmuti në Ukrainë zgjohet nën zjarr

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë qytetin lindor të Bakhmut të hënën, sipas një ushtari ukrainas nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare.

“Për fat të keq, qyteti është nën zjarr që në mëngjes herët. Kryesisht me mortaja dhe artileri”, tha ushtari në një video të publikuar nga shërbimi të hënën.

Ushtari i paidentifikuar tha se forcat ruse “po përpiqen të shtyjnë krahët tanë. Por Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës, së bashku me kolegët e tij, po qëndrojnë të palëkundur në pozicionet e tyre”.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që armiku të mos hyjë në qytet”, shtoi ai.

© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button