BotaLajme

Temperaturat më të larta në 30 vjet! I nxehti ekstrem godet Francën e Spanjën

Më shumë se 32 provinca spanjolle janë nën alarm për shkak të temperaturave ekstreme.

Sipas parashikimeve vala e të nxehtit do të vijojë të godasë gadishullin dhe Ishujt Balearik të paktën deri ditën e enjte.

Nga 11 rajonet në alarm, pesë prej tyre janë më të rrezikuara ku në zona të caktuara temperatura mund të arrijë 43 gradë Celsius.

Nga viti 1981 kjo është hera e parë që vala e të nxehtit godet kaq herët Spanjën.

Por jo vetëm këtë shtet edhe pjesa jugore e Francës po vuan nga nxehtësia.

“Në situatën meteorologjike, tashmë kemi ajër shumë të nxehtë, të pranishëm në Spanjë dhe më pas ardhja graduale e një sistemi me presion të ulët pranë Gadishullit Iberik do ta dërgojë këtë ajër drejt gjysmës jugore të vendit. Pra presim temperatura shumë të larta në jugperëndim me 35, 36 gradë dhe më pas ditët më të nxehta duhet të jenë të enjten, të premten dhe të shtunën”, shprehet një zyrtar nga shërbimi meteorologjik francez.

Episodet e të nxehtit ekstrem në të dy vendet pasojnë edhe muajin maj i cili ishte po ashtu ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë qoftë në Francë, por edhe në Spanjë.

Thatësira tanimë po shton shqetësimet, 35 rajone franceze kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e ujit.

Show More

Related Articles

Back to top button