BotaLajme

14 të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë shumëkatëshe në Bangladesh

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur e dhjetëra të tjerë të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur të martën në një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin e Bangladeshit, kanë bërë të ditur autoritetet.

Shpërthimi ka ndodhur në Gulistan, një zonë shumë e ngarkuar komerciale në Dhaka, raportoi Associated Press.

Nuk është bërë ende e ditur se çka e ka shkaktuar shpërthimin.

Një zyrtar policor ka thënë se më shumë se 50 persona janë dërguar në spital për trajtim, derisa të paktën 14 prej tyre tashmë kanë vdekur.

Bangladeshi ka një histori të fatkeqësive industriale, përfshirë zjarret nëpër fabrika dhe ngujimin e shumë punëtorëve si pasojë e tyre.

Në vitin 2012, rreth 117 punonjës kanë vdekur pasi kishin mbetur të ngujuar në një fabrikë të veshjeve në Dhaka.

Show More

Related Articles

Back to top button