Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në veri të Kajros të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit.
Treni u përplas në një platformë të stacionit të trenit në qytetin e Qalyub, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.
Rreth 20 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.
Kamel El-Vazir, ministri egjiptian i transportit, ka urdhëruar që të formohet një komitet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe për të identifikuar përgjegjësit.